• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stërvitje e MPB-së dhe Ambasadës së SHBA-së, nesër do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në Shkup

Stërvitje e MPB-së dhe Ambasadës së SHBA-së, nesër do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në Shkup

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Ambasadën e SHBA-së, nesër me fillim nga ora 08:00 do të zhvillojë stërvitje, gjatë së cilës Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

Rruga "Samoilova" do të mbyllet për qarkullim nga rruga "Lazar Liçenovski" (ambasada e SHBA-së) deri në kryqëzimin me rrugën "Prohor Pçinski" dhe rrugën "Samoilova" dhe rrugën "Lazar Liçenoski" nga ndërtesa e NP Ujësjellës deri te Ambasada Amerikane në Shkup. Nëse është e nevojshme, do të mbyllet për qarkullim edhe bul. "Nikola Karev" në shtrirjen nga Rr. "Brigada Maqedonase-Kosovare" deri në rrugën "8 Shtatori", si dhe në rr. "Brigada Maqedonase-Kosovare" në shtrirjen nga Kryqëzimi me rrugën "Xhon Kenedi" deri në kryqëzimin me bul. "Nikola Karev" në Shkup.

SPB Shkup apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR