• e shtunë, 28 dhjetor 2024

SPQK e la në pritje protestën e paralajmëruar, arritën marrëveshje me Qeverinë

SPQK e la në pritje protestën e paralajmëruar, arritën marrëveshje me Qeverinë
Shkup, 22 nëntor 2022 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike (SPQK) sot arriti marrëveshje me Qeverinë dhe protestën e paralajmëruar  për nesër e la në pritje, konfirmoi për MIA-n, nënkryetari i SPQK-së Predrag Serafimovski, duke theksuar se oferta qeveritare  është në pajtim me kërkesat e tyre dhe për shkak të së cilës është sjellur vendim për të mos protestuar. "Sot zhvilluam një takim me kryetarët e 56 organizatave sindikale, me rreth 5000 anëtarë nga Qendra Klinike "Nënë Tereza". Me insistimin tonë morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe zëvendësministri Vlladimir Rendevski, të cilët e prezantuan vendimin para Këshillit", thotë Serafimovski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR