• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SPPSH kërkon kushte më të mira për punë për punëtorët e shëndetësisë, paralajmërojnë protesta

SPPSH kërkon kushte më të mira për punë për punëtorët  e shëndetësisë, paralajmërojnë protesta

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Shëndetësisë dhe Personelit Administrativ-Teknik sot sërish kërkuan kushte më të mira të punës për anëtarësinë dhe paralajmëruan protesta më 17 dhe 24 nëntor dhe më 2 dhjetor. Kërkojnë rritje të pagave 30 për qind, të shtesës për infeksion nga një në katër për qind, marrëveshje të re kolektive, stazh të beneficuar pune dhe transformim të marrëveshjeve në kohë të caktuar pune me ato të pacaktuar.

Bobi Bojçevski, kryetar i SPPSH-së, prezantoi tri propozime se si të plotësohen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë.

 "Tatim 40 për qind për pagën e lartë të funksionarëve, sepse në këto kushte janë jashtëzakonisht të larta. Pastaj, institucionet shëndetësore sepse nuk janë organizata fitimprurëse, të lirohen nga uji dhe rryma industriale, të paguajmë si qytetarët e thjeshtë. E mbështesim ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti,  në atë që të hiqen drejtorët organizativ të Qendrës Klinike dhe këshillave drejtuese", tha Bojçevski.

 Foto: SPPSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR