• e premte, 08 nëntor 2024

SPMG shpalli thirrje për pjesëmarrje në një fushatë digjitale me temë respektimin e të drejtave të punës

SPMG shpalli thirrje për pjesëmarrje në një fushatë digjitale me temë respektimin e të drejtave të punës
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA)- Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias ka publikuar një thirrje për pjesëmarrje në një fushatë digjitale që synon gazetarët që punojnë në mediat onlajn si dhe gazetarët e rinj dhe punonjësit e medias nga mosha 18 deri në 35 vjeç me temën e respektimit të të drejtave të punës nga pronarët e mediave në Maqedoninë e Veriut. Siç thuhet në njoftimin e SPMG-së, qëllimi i thirrjes është të tregojë, përmes një fotoje dhe një mesazhi, se si është të jesh gazetar në një media onlajn, gazetar i ri, gazetare apo punonjës mediatik në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë shkeljet më të shpeshta të të drejtave të punës me të cilat përballen. Thirrja është e hapur për të gjithë gazetarët e interesuar, gazetaret dhe punonjësit e medias nga mediat onlajn dhe gazetarët e rinj që kanë dhe duan të tregojnë përvojën e tyre të shkeljeve të të drejtave të punës, kërcënim, ngacmim, diskriminim, nëpërmjet foto/animacionit ose video. Te interesuarit te dergojne nje foto te autorit, gif ose video e ndjekur nga një tekst i shkurtër deri në 300 karaktere për të sqaruar mesazhin tuaj digjital. Për më shumë informacion se çfarë duhet të përmbajnë aplikacionet, lexoni këtu. Thirrja është pjesë e projektit "Organizimi Digjital i EQL" në partneritet me Union to Union, Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) dhe Unionet Suedeze të Gazetarëve. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR