• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: Zhvillohen hetime financiare për rreth shtatë persona nga Klinika e Onkologjisë

Spasovski: Zhvillohen hetime financiare për rreth shtatë persona nga Klinika e Onkologjisë

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në seancën e dytë të Komisionit hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë, informoi se janë duke u kryer hetime financiare për rreth shtatë persona nga Klinika. 

"Kushdo që do të shpallet fajtor jo vetëm që do të jetë në paraburgim, por do të duhet të mbajë përgjegjësi para gjykatës kompetente dhe në fund të dënohet. Deri më tani kemi vepruar me disa urdhra për sigurimin e dëshmive dhe paralelisht tashmë po kryhen hetime financiare për disa persona. Për rreth shtatë persona, krahas hetimit penal, në lidhje me këtë proces zhvillohet edhe hetim financiar. Dëshmitë janë siguruar, janë sekuestruar pajisjet elektronike, janë sekuestruar kartat e shëndetit dhe ajo që shkruhet në dokumente dhe ajo që ka në pajisjet elektronike nuk mund të ndikohet nga askush. Është fakt i pamohueshëm", tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski.

Spasovski bën të ditur se gjatë kohës sa ishte Bekim Sali ministër i Shëndetësisë nuk është raportuar asnjë vepër penale në PTHP apo MPB për Klinikën e Onkologjisë.

"Aksionin e parë e ndërmorëm më 1 shtator 2023, kur është një ministër krejt tjetër. As presidenti i shtetit, as kryeministri, as dikush tjetër nuk mund të bëjë presion në atë që po bëjmë dhe të mohojë provat që i kemi ofruar në Prokurorinë Themelore Publike", tha Spasovski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR