• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Vijon procedura për kandidat presidencial, tani është me rëndësi të përgatitet një platformë e mirë zgjedhore për bllokun proevropian

Spasovski: Vijon procedura për kandidat presidencial, tani është me rëndësi të përgatitet një platformë e mirë zgjedhore për bllokun proevropian

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi deklaroi sot se për të si njeri dhe politikan më me rëndësi për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, është që organet partiake ta zgjedhin kandidatin më të mirë për kryetar të kandidatët më të mirë për deputetë. Ai sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në margjinat e konferencës qeveritar vjetore "Viti i mundësive evropiane", theksoi se po aq e rëndësishme është edhe të përgatitet platformë e mirë zgjedhore, e cila do ta prezantojë bllokun proevropian, i cili ka vizion dhe strategji të qartë, nga duhet të ecë shteti.

Spasovski në pyetjen nëse ka mbështetje në LSDM për kandidat për kryetar dhe nëse ka a do të pranojë të marrë pjesë në garë tha se procedura vijon në këshillat vendor, organizatat komunale, se për momentin nuk ka pasqyrë për proceset dhe se kur e gjithë procedura do të përfundojë, udhëheqësia partiake do t'i grumbullojnë dhe do t'i prezantojnë në opinion vendimet", që do të merren.

"Për mua, si njeri dhe politikan, më e rëndësishmja është të zgjedh kandidatin më të mirë për kryetar dhe kandidatët më të mirë për deputetë dhe së dyti, të përgatis një platformë të mirë zgjedhore, e cila do të përfaqësojë bllokun proevropian, ka një vizion dhe strategji të qartë se ku duhet të lëvizë shteti dhe çfarë duhet të bëjmë për mungesën e një koncepti nga ana e opozitës, sepse beteja në këto zgjedhje do të jetë pikërisht në atë drejtim, kështu që fatet personale, ambicjet, interesat, sidomos tani në këtë moment nuk mund të jenë në plan të parë", tha Spasovski.

Për atë se kush do ta zëvendësojë në pozicionin ministror në qeverinë teknike, duke pasur parasysh çka ministri i punëve të brendshme e propozon opozitën, Spasovski tha se ai nuk i merr vendimet në partitë tjera dhe siç tha, pak a shumë e di se kush do të jetë, por se kjo zyrtarisht të komunikohet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR