• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski vendosi lule në memorialin në Mostar për nder të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski

Spasovski vendosi lule në memorialin në Mostar për nder të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski
Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë  Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte.
 
"Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përgjithmonë në kujtimet e atyre që respektojnë vlerat e vërteta. I tillë ishte edhe ish presidenti i Maqedonisë  Boris Trajkovski, i cili humbi jetën para kohe dhe tragjikisht 19 vjet më parë. Lavdi e përjetshme presidentit të dytë Boris Trajkovski!, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk. sa/
 

QËNDRONI TË LIDHUR