• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Uniforma e kaltër vepron për mjedis të gjelbër

Spasovski: Uniforma e kaltër vepron për mjedis të gjelbër
Shkup, 23 korrik 2022 (MIA) - Në periudhën prej vitit 2017 deri në korrik të vitit 2022 është bërë rindërtimi i plotë ose i pjesshëm në 75 objekte të MPB-së përgjatë shtetit, në të gjithë sektorët e punëve të brendshme, ndërsa deri në fund të këtij viti është planifikuar finalizimi i rindërtimeve në DPB Dellçevë, NJPB Gazi Babë dhe DPB Sveti Nikollë, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Fejsbuk. "Mënyra e vjetër e ngrohjes në objektet e rindërtuara është zëvendësuar me një të re dhe më ekonomike, për të cilën janë investuar 18.924.237 denarë. Shumica e ndryshuan ngrohjen me dru në ngrohje me kaldajë elektrike, sisteme elektrike VRF, duke vendosur pompa për ngrohje. Uniforma e kaltër vepron për mjedis të gjelbër", shtoi Spasovski në shkrimin. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR