• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski u uroi mirëseardhje nëpunësve policorë të FRONTEKS-it

Spasovski u uroi mirëseardhje nëpunësve policorë të FRONTEKS-it

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug në Kavadar, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u ka uruar mirëseardhje dhe e përshëndeti prezencën dhe fillimin zyrtar të Operacionit të përbashkët "Maqedonia e Veriut 2023" të zyrtarëve të FRONTEks-it të cilët do të vendosen në kufirin me Republikën e Greqisë.

Operacioni i përbashkët është planifikuar të zgjasë deri më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje dhe synon të mbështesë shërbimet kombëtare në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit, duke përfshirë parandalimin, zbulimin dhe parandalimin e krimit ndërkufitar, në mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve operative dhe identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme, forcimin e bashkëpunimit operativë dhe mbështetjen e kapaciteteve operative.

"Ne presim që ajo të kontribuojë në trajtimin më efektiv të krimit ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandën e migrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin si sfida globale. E përbashkëta e këtij operacioni perceptohet edhe përmes investimit në personel dhe pajisje për të garantuar siguri më të madhe", informojnë nga MPB.

Planifikohet që në vitin 2023 FRONTEKS të vendosë më shumë se 100 nepunës, automjete patrullimi dhe pajisje speciale në kufirin maqedonas-grek, gjë që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme përgjatë kufirit, duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat themelore të çdo personi të prekur nga operacionet e FRONTEX në qendër të aktiviteteve të agjencisë.

Në kuadër të vizitës së ministrit Spasovski u organizua edhe brifingu i parë operativ për anëtarët e FRONTEKS-ut në koordinim të përbashkët të FRONTEKS-in, Departamentit për çështje kufitare dhe migracion dhe Qendrës rajonale për çështje kufitare Jjug, me të cilin edhe zyrtarisht fillon Operacioni i përbashkët.

Ministri Spasovski në takimin me shefin e Qendrës rajonale për çështje kufitare jug, Sllavço Bogev në Kavadar, në të cilën ishin të pranishëm edhe pronarët e pesë kompanive me përgjegjësi shoqërore nga Kavadari, u ndau mirënjohje për partneritet dhe realizim të suksesshëm të qëllimeve me interes të përbashkët për modernizimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ls/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR