Spasovski: Tre objekte kapitale të MPB-së 2017-2023, për avancim të punës policore moderne
- Tri objekte kapitale të MBP-së 2017-2023 - qendër TIK për ruajtje dhe mbrojtje të të dhënave dhe për rikuperim nga katastrofat në Prilep, laborator më bashkëkohor të forenzikës në Ballkan dhe Stacion të ri policor Aerodrom, kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:50, 31 korrik, 2023
Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Tri objekte kapitale të MBP-së 2017-2023 - qendër TIK për ruajtje dhe mbrojtje të të dhënave dhe për rikuperim nga katastrofat në Prilep, laborator më bashkëkohor të forenzikës në Ballkan dhe Stacion të ri policor Aerodrom, kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
"Këto janë disa nga ndërhyrjet reformuese dhe programore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që i përgatitëm dhe realizuam gjatë viteve të kaluara, dhe pa dyshim zënë vend të rëndësishëm në përpjekjet për avancim cilësor të punës moderne policore. Vazhdojmë!", shkroi Spasovski në Fejsbuk.
Informoi se qendra TIK për ruajtje dhe mbrojtje të të dhënave dhe për rikuperim nga katastrofat në Prilep, është financuar me 3,25 milionë euro nga ndihma parainkuadruese e fondeve IPA dhe me 150.000 euro nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Lidhur me laboratorin më bashkëkohor forenzik në Ballkan, në Sektorin për hulumtime dhe ekspertiza kriminalistike-teknike, ministri shkroi se bëhet fjalë për objekt që do të jetë i pajisur në pajtim me standardet më të reja evropiane policore në domenin e krim-teknikës, përkatësisht forenzikës. Apo, thënë në mënyrë më plastike, thekson SPasovski, objekt që realisht paraqet thelbin e veprimtarisë policore-hulumtuese, kështu që me të drejtë presim, në masë të madhe të ngriten në nivel akoma më të madh jo vetëm standardet profesionale, por edhe efektet konkrete të kësaj pjese të punës operative policore.
Stacioni i ri policor Aerodrom është objekti i tretë në kuadër të ndërtimeve të reja të MPB-së, që njëherit është edhe objekt me efikasitet energjetik. Afati i paraparë për ndërtimin e objektit, shkroi ministri Spasovski, është 30 muaj bga dita e vendosjes në punë të operatorëve ekonomik kryes dhe mbikëqyrës, me vlerë të përgjithshme prej rreth 130.000.000 denarë me TVSH të prëfshirë, të parapara nga nuxheti i RMV-së. ab/
Foto:МIА
Video: fejsbuk i Oliver Spasovskit