• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Të mos politizohet vrasja e dyfishtë, derisa Mickoski ka dëshmi t'ua dorëzojë organeve kompetente

Spasovski: Të mos politizohet vrasja e dyfishtë, derisa Mickoski ka dëshmi t'ua dorëzojë organeve kompetente

Ohër, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot nga Ohri edhe një herë ka dërguar porosi që të mos politizohet vrasja e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit dhe bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë.

"Politizimi apo çdo gjë tjetër në këto raste mendoj se edhe një herë i vret viktimat dhe kjo nuk është mirë sepse nuk ka asnjë çmim që mund të justifikohet në këtë aspekt. Nuk dua që të lëshohemi të gjithë në politikë, por të punojmë seriozisht deri në fund, të zgjerojmë hetimin, të zbulohen të gjitha faktet dhe provat dhe gjitha ata foleja kriminale radikale siç theksova, duhet të zbulohen dhe të shkatërrohen tërësisht sepse ushqyerja e personave të tillë, motivet etj, mund të shkaktojnë pasoja të rënda", theksoi Spasovski.

Ai shtoi se janë duke u hetuar shumë lloje të komunikimeve që kanë ndodhur në periudhën e kaluar si me të dyshuarit ashtu edhe me personat tjerë të këtij grupi.

I bëri thirrje kreut të VMRO-DPMNE derisa sa ka dëshmi ashtu siç pohon, menjëherë t'i dorëzojë në organet hetimore.

"Derisa nuk dorëzohen ato dëshmi ajo është vepër penale dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë", nënvizon Spasovski.

Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në intervistën për televizionin "Shenja" deklaroi se ka shumë mangësi në hetimin rreth vrasjeve dhe se hetimi ka filluar me vonesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR