• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: Të gjithë ata që janë të përfshirë në rastin e Klinikës së Onkologjisë do të përgjigjen

Spasovski: Të gjithë ata që janë të përfshirë në rastin e Klinikës së Onkologjisë do të përgjigjen

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Çdonjëri që ka qenë i përfshirë, pa marrë parasysh pozitën, do të përgjigjet. Një ekip i veçantë nga policia e krimit punon në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, është bërë plan i plotë në lidhje me veprimet dhe në mënyrë intensive punohet në grumbullimin e informacioneve, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për rastin me Klinikën e Onkologjisë. 

"Unë personalisht mendoj se nuk duhet të filloj me klishe për atë që po ndodh, nuk ka asnjë fjalë që mund të përshkruajë vetë mendimin lidhur me ngjarjet e Klinkës së Onkologjins. E thënë më butë, mendoj se ka humbur dimensioni njerëzor, janë situata që kanë zgjatur vazhdimisht për një periudhë të gjatë kohore. Ju e dini se ka pasur disa herë shkrime publike, ka pasur raporte të caktuara që janë dorëzuar në MPB, në PTHP dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për të cilën është hapur një lëndë në Prokurorinë Publike dhe tashmë po ndërmerren veprimet procedurale" tha ministri Spasovski në TV 21 ku ishte mysafir, duke shtuar se duhet shtyrë deri në fund dhe të analizohen të gjitha argumentet.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të flitet për informacione konkrete. 

"Specifikat e informacionit për të cilat nuk mund të flasim dhe të zbulojmë tani, nuk duhet të ndikohet në procedurë, e gjitha për të mos prishur një pjesë të procedurës së provave, para së gjithash në aspektin e dëshmitarëve. Ka veprime dhe procedura, numri i personave me masa të posaçme hetuese është i madh dhe kjo është ajo që mund t'i bëhet e ditur publikut tani për tani. Fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe ata duhet të konfirmohen", theksoi ministri Spasovski.

Theksoi se të gjithë të përfshirët do të përgjigjen, pa kurrfarë tolerance ndaj tyre.

"Një akt i tillë krimi, çnjerëzor, sjellje çnjerëzore, nga kushdo që është bërë, nuk do të ketë kurrfarë tolerancë. Kjo është baza që kemi në punën me PTHP dhe nuk do të ketë falje për askënd. Ngjarje të tilla ndodhin prej 20 vitesh, ka pasur indicie shumë herë deri më tani, por tani ka ardhur momenti për të pastruar korrupsionin dhe për këtë po marrim të gjitha hapat dhe masat në dispozicion. Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë, pavarësisht nga pozitat që kanë mbajtur, do të jenë pjesë e procesit dhe do të mbajnë përgjegjësi", tha Spasovski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR