• e enjte, 18 korrik 2024

Spasovski: Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut duke festuar Ilindenin, treguan se si festohet në mënyrë të bashkuar, dinjitoze dhe shtetërore

Spasovski: Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut duke festuar Ilindenin, treguan se si festohet në mënyrë të bashkuar, dinjitoze dhe shtetërore
Shkup, 2 gusht 2022 (MIA) - Sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke festuar Ilindenin, treguan se si festohet në mënyrë të bashkuar, dinjitoze, shtetërore. Në frymën e amanetit të Ilindenëve, amanetit që e vazhduam dhe ua përcjellim brezave të ardhshëm, le ta ndërtojmë shtetin tonë, të larmishëm në traditat e saja, të bashkuar në diversitetetet e saja - vend i të gjithë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Duke falënderuar qytetarët, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të veçanta pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë të cilët u kujdesën që të gjitha ngjarjet e realizuara të zhvillohen në mënyrën më të mirë. Ata edhe një herë treguan se janë garantuesit e stabilitetit dhe sigurisë, se janë në shërbim të qytetarëve tanë. Bashkë vazhdojmë përpara, edhe më fuqishëm, drejt një Republike prosperuese dhe evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.

QËNDRONI TË LIDHUR