• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Samiti i sotëm sportiv Sport 2023 është koncept real për ndryshimin e politikave sportive dhe përmirësimin e gjendjes në sportin maqedonas

Spasovski: Samiti i sotëm sportiv Sport 2023 është koncept real për ndryshimin e politikave sportive dhe përmirësimin e gjendjes në sportin maqedonas

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme  Oliver Spasovski, në patronazhin e të cilit po mbahet Samiti i Dytë Sportiv TODAY'S SPORT 2023, mori pjesë dhe u drejtua në manifestimin  edukativ dhe sportiv të organizuar nga Asociacioni për Iniciativa Zhvillimore – Instituti Gjeostrategjik “Global”, koncepti dhe qëllimet e të cilit janë ndryshimi i politikave sportive në vend për përmirësimin e kushteve të sportit maqedonas. 

Spasovski theksoi se krijimi i politikave të reja moderne, në përputhje me trendet botërore në vendet më të afirmuara “sportive”, është misioni kryesor i institutit gjeostrategjik “Global”, gjegjësisht vlerësim të lartë real dhe pozita të sportit  si një segment i rëndësishëm  i zhvillimit të  shoqërisë sonë. 

“Një tendencë e qartë e Samitit – sporti, si një aktivitet human, pra si një sistem aktivitetesh të bazuara në ko0ndicioni fizik dhe aftësintë dhe shkathtësitë  fizike, të vëzhgohet dhe të trajtohet  shumë më në detaje, përmes të gjitha segmenteve të rëndësishme që e prekin atë  dhe me një qasje të tillë shkencore, por edhe qasje praktike dhe të përvojave  për të përcaktuar, ndryshuar dhe vendosur politika të reja dhe moderne sportive në përputhje me ato evropiane, pra ruajtjen e ndryshimeve të vazhdueshme në sistemin sportiv, veçanërisht atë profesional, përmes futjes së mënyrave të reja  të financimit, mënyrat e reja të menaxhimit në sport, por edhe futja e profesioneve të reja sportive”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri theksoi , se, si çdo shoqëri moderne, duhet të jetë e rëndësishme për ne, duke ndjekur tendencat e shumta dinamike që ndikojnë në zhvillimin e shtetit, të rishikojmë vazhdimisht, të masim të gjitha normat dhe standardet që kanë implikime të drejtpërdrejta në segmentet shoqërore, në këtë rast sporti, artikulimi, qëndrueshmëria, progresi dhe zhvillimi i tij, me bindje se Samiti  sportiv S Today’s Sport 2023, si një nismë fisnike dhe e dobishme, tashmë si një e rregullt dhe tradicionale, do të ketë një kontribut real të aplikimit praktik në cilësi të lartë, moderne dhe pozicionimin efektiv të sportit, me të gjitha vlerat dhe virtytet e tij pozitive.

 Foto:MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR