• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Rroga më të mëdha për policinë, është ulur kriminaliteti, 48 për qind e pozitave udhëheqëse në MPB u janë besuar grave

Spasovski: Rroga më të mëdha për policinë, është ulur kriminaliteti, 48 për qind e pozitave udhëheqëse në MPB u janë besuar grave

Shkup, 1 prill 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot, në profilin e tij në Fejsbuk, e përmbledhi atë që është bërë në mars të këtij viti.

Ai mes tjerash, përkujtoi se janë rritur rrogat e policisë, se është ulur kriminaliteti në dy muajt e parë të vitit 2023 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, si dhe se 48 për qind e pozitave udhëheqëse në njësitë organizative të MPB-së u janë besuar grave.

Është nënshkruar, shtoi, Memorandum mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për qarkullim më të lehtë të personave dhe mallrave, është nënshkruar Protokoll për bashkëpunim mes Prokurorisë publike të RMV-së dhe MPB-së, si dhe Memorandum mes MPB-së dhe Inspektoratit shtetëror për punë për bashkëpunim ndërisntitucional në zbulimin e veprave penale lidhur me tregtinë me njerët dhe eksploatimin e punës dhe udhëzimin e viktimave potenciale të tregtisë me njerëz me qëllim të eksploatimit të punës.

Spasovski në Fejsbuk foli edhe për aktivitetet e tjera të realizuara gjatë muajit të kaluar. ab/

foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR