• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Pika për ndryshim të dokumenteve pa termin do të punojë prej orës 8 deri në orën 18 me mundësi për vazhdimin deri në orën 20

Spasovski: Pika për ndryshim të dokumenteve pa termin do të punojë prej orës 8 deri në orën 18 me mundësi për vazhdimin deri në orën 20

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Prej sot zyrtarisht filloi të punojë pika pa termin në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndryshim të dokumenteve personale, e cila gjendet në sallën e stacionit të policisë "Prolet" në komunën Qendër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili sot me udhëheqësinë e MPB-së e ka vizituar pikën, tha se kjo është bërë me qëllim që qytetarët të munden në afatin e caktuar ligjor, në shkurt të vitit 2024, të bëjnë ndryshim të dokumentave personale. 

"Për këtë qëllim instaluam 10 stacione bazë ku qytetarët mund të fotografohen për dokumente. Sistemi është testuar dhe mundëson rreth 1.000 persona për periudhë prej një ditë pune që ta kalojnë gjithë procedurën. Orari i punës në pikë është prej orës 8 deri në orën 18 me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20", tha Spasovski në deklaratën për mediat. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR