• e diel, 24 nëntor 2024

Spasovski paralajmëron vazhdimin e projektit Kabineti i hapur

Spasovski paralajmëron vazhdimin e projektit Kabineti i hapur

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan projektit "Kabineti i hapur" në kuadër të të cilit vizitoi disa stacione policore dhe qendra trajnimi në vend. Në postimin në Fejsbuk ai ka paralajmëruar vazhdimin e projektit.

"Kabinetin e hapur për takime me qytetarët e kemi filluar në SPB Shtip, DPB Strugë, DPB Kavadar, SPB Tetovë, SPB Manastir, Kampin trajnues Lazaropole, Qendrën trajnuese në Idrizovë - projekt në kuadër të konceptit të MPB-së për qytetarët për idetë e tyre për përmirësimin e sigurisë në bashkësi, punën e policisë, gjithçka që na prek të gjithë neve. Kemi inkurajuar qytetarët që të jenë pjesë e politikëbërjes dhe ata e njohin këtë gatishmëri për të dëgjuar propozimet e tyre dhe natyrisht, për të zgjidhur problemet në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë deri te mediat për bashkëpunimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të projektit tonë, sepse informimi real i qytetarëve dhe transparenca janë çelësi i demokracisë", ka shkruar në Fejsbuk ministri Spasovski.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR