• e diel, 24 nëntor 2024

Spasovski paralajmëroi rritje të pagave të punonjësve në MPB në vlerë bruto prej 3.086 denarëve

Spasovski paralajmëroi rritje të pagave të punonjësve në MPB në vlerë bruto prej 3.086 denarëve

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale e paralajmëroi rritjen e pagave për të punësuarit në MPB në shumë bruto prej 3.086 denarëve. 

“Në stilin e thënies së vjetër “qengji i butë pi prej dy nënave”, në bashkëpunim me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ia arritëm në përpjekjen për të punësuarit në MPB të sigurojmë rritjen e pagave me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale, në kundërshtim me me të gjitha spekulimet për qëllime të politikës ditore me të cilat u tentua të degradohet dhe të demotivohet policia e Maqedonisë, por edhe të nënvlerësojnë përkushtimin në përmbushjen e premtimit nga ana e udhëheqësisë së saj.

“Me vendimin  në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill.

Ai rikujtoi se kjo është rritja e katërt me radhë të pagave për të punësuarit në MPB, duke pasur parasysh rritjen e vitit të kaluar për 5% për të gjithë të punësuarit, kurse përmes Buxhetit të MPB-së për vitin 2018 dhe 2019 është siguruar rritje e pagave për të gjithë të punësuarit. Përveç kësaj, me rritjen e pagave për 30% ishin të përfshirë edhe 100 persona të Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikime edhe atë duke filluar nga data 01.01.2020, me qëllim të motivimit të këytre kuadrove deficitarë të kontribuojnë në funksionimin e MPB-së në pozicionet në të cilat të njëjtit janë të angazhuar.

“Poashtu, duke falenderuar punën e mirë dhe kursimet në Buxhetin, deri më tani kemi paguar bonus paga për punë mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor gjatë viteve 2017, 2018. 2019, 2020, 2021, kurse për momentin janë duke u grumbulluar të dhënat për vitin 2022, e cila bonus pagë do të jetë 22.928 denarë.

Përmirësimi i statusit të të punësuarve në MPB është imperativ për këtë udhëheqësi të MPB-së. Vazhdojmë të zhvillojmë konceptin “Polici e kënaqur-qytetarë të sigurt”, i cili do të kontribuojë për rezultate të shkëlqyeshme në garantimin e sigurisë dhe në luftën kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit”, theksoi ministri Spasovski në rrjetet sociale. mb/

Foto:MPB

QËNDRONI TË LIDHUR