• e diel, 29 dhjetor 2024

Spasovski për vizitë në objektin e rikonstruktuar të DPB Berovë

Spasovski për vizitë në objektin e rikonstruktuar të DPB Berovë
Berovë, 11 korrik 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me një pjesë të udhëheqësisë së MPB-së e vizitoi objektin e rikonstruktuar të Departamentit të Punëve të Brendshme në Berovë. Ministri kreu mbikëqyrje të punëve ndërtimore-artizanale në këtë objekt i cili është objekti i 75-të i rikonstruktuar i Ministrisë, në kuadër të planit strategjik për përmirësim gjithëpërfshirës të kushteve dhe kapaciteteve materiale - teknike të policisë së Maqedonisë së Veriut. Ai e paralajmëroi edhe fushatën që nga java e ardhshme fillon në kuadër të MPB-së nën moton "Uniforma e kaltër vepron për rrethinë të gjelbër", që del nga aktivitetet tashmë të realizuara në drejtim të rritjes së efikasitetit energjetik dhe pjesëmarrje më e madhe të burimeve ripërtëritëse të energjisë përmes investimeve në objektet e MPB-së, e cila ka për qëllim që ta ngritë vetëdijen publike te institucionet, subjektet afariste dhe qytetarët se secili mund të kontribuojë për kursime më të mëdha dhe ulje të ndotjes së ajrit dhe rrethinë të gjelbër. Kryetari i Berovës, Zvonko Pekevski falënderoi Qeverinë dhe MPB-në që kanë mundësuar që pas shumë viteve ndërtesa e DPB Berovë të jetë plotësisht e rikonstruktuar dhe të jetë servis modern i cili do të ofrojë shërbime për qytetarët. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR