• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski për thëniet e Mickovskit për Onkologjinë: Secili që ka dëshmi, t'i parashtrojë ato në prokurori

Spasovski për thëniet e Mickovskit për Onkologjinë: Secili që ka dëshmi, t'i parashtrojë ato në prokurori

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Me rëndësi është për cilën do procedurë që zhvillohet, në qoftë se cili do qytetar posedon çfarëdolloj dëshmish, ato dëshmi t'ia parashtrojë prokurorisë kompetente publike dhe në atë mënyrë të ndihmojë në hetim, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në mbledhjen e sotme të Komisionit anketues kuvendor për skandalin në Klinikën për onklogji, duke u përjgigjur në pyetje të deputetit për thëniet që i paraqiti dje kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për rastin, duke iu referuar raportimeve të informatorëve që e përfshijnë periudhën deri në gusht të këtij viti.

"Së pari, unë nuk mund të di dhe nuk duhet të di se cili dhe çfarë qëllime ka me sqarimin e çfarëdo lloj informatave. Nëse ekzistojnë dëshmi, dhe nuk i parashtron tek organet kompetente hetuese, do të thotë mbulim i dëshmive. Apo nëse ekzistojnë dëshmi, ndërkaq i publikon si dokumentacion që gjenden si pjesë e lëndës, kjo do të thotë kompromitim i dëshmive dhe tërë procedurës hetimore", tha Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se për momentin nuk guxon dhe as nuk mund të paraqesë informata, të dhëna për atë se cilat dokumente janë marrë nga ana e MPB-së përmes urdhërit nga gjykata kompetente dhe prokuroria lidhur me tërë këtë proces.

Spasovski tha se ngjarjet për Onkologjinë filluan më 31 gusht 2023 kur për herë të parë nga ana e policisë së krimit, Sektorit për krim ekonomik dhe korrupsion është parashtruar njoftimi dejt PTHP-së dhe theksoi se ato zgjasin deri sot dhe do të zgjasin deri në prëfundimin e tërë procedurës.

Në pyetje të deputetëve u përgjigj prokurori publik, Ljubomir Joveski. Duhet të dëgjohet për herë të dytë edhe ish-drejtori i Klinikës për onkologji, Nino vasev. Në mbledhjen e sotme ishin ftuar të dëshmojnë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Mile Sugarev, drejtori aktual i FSSH-së. 

Vendimi për formim të Komisionit anketues u soll më 20 shtator, pasi pas thënieve në opinion për keqpërdorim të medikamenteve në Klinikën për onkologji, Prokuroria publike hapi procedurë parahetimore. Për shkak të thënieve për keqpërdorim të medikamenteve të Klinikës, pati reagime në opinion dhe protesta. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR