• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski për mundësinë e kandidimit për president: Këto janë çështje partiake, kur të vjen momenti do ta them qëndrimin tim

Spasovski për mundësinë e kandidimit për president: Këto janë çështje partiake, kur të vjen momenti do ta them qëndrimin tim

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Çështja rreth kandidatit për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është çështje partiake, për të cilën thotë se kur të vjen momenti do ta thotë qëndrimin e tij.

I pyetur nëse do të kandidojë për president, Spasovski pas takimit të sotëm të punës me drejtuesit e SPB Kumanovë, SPB Tetovë dhe Qendrën rajonale Veri, tha se këto " tema nuk janë hapur as edhe nuk është temë për opinionin këtu”.

"Këto janë punë partiake për të cilat kur të vjen momenti do ta them qëndrimin tim", tha Spasovski.

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, para fillimit të mbledhjes së djeshme të Këshillit ekzekutiv të partisë tha se kandidati për president nga LSDM nuk do të jetë në rend dite, por theksoi se kandidati për president do të jetë nga radhët e LSDM-së.

"Të gjitha partitë politike kanë ambiciet e veta, por kandidati për president do të jetë nga radhët e LSDM-së, siç ishte në zgjedhjet e kaluara dhe do të ketë mbështetjen më të gjerë nga partitë politike dhe organizatat civile, individë etj. dhe ai do të jetë presidenti i shtetit edhe në mandatin e ardhshëm", ka thënë Kovaçevski. si/

Foto" arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR