• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski për MIA-n: MPB intensivisht punon në gjetjen e vajzës së zhdukur, bëj apel që të mos spekulohet me rastin

Spasovski për MIA-n: MPB intensivisht punon në gjetjen e vajzës së zhdukur,  bëj apel që të mos spekulohet me rastin

Bruksel, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë aktive u përfshi në hetimin menjëherë pas denoncimit për zhdukjen e vajzës nga Shkupi dhe për gjetjen e saj intensivisht punon një ekip i veçantë i formuar nga ana e SPB-së në Shkup, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për MIA-n në Bruksel në lidhje me rastin me zhdukjen e vajzës së mitur Vanja Gjorçevska.

"Mbrëmë deri në orët e vona të natës, praktikisht deri në orët e mëngjesit, ka punuar  i gjithë ky ekip i udhëhequr nga kreu i SPB - Shkup. Janë kryer një sërë aktivitetesh, kontrolle dhe marrje deklaratash, bisedë me familjarët etj..., e gjitha për të marrë disa informata fillestare", tha Spasovski.

Ai theksoi se MPB do t'i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, për të marrë informacion që të gjendet vajza.

"I bëj thirrje qytetarëve që realisht të marrin informacion nga MPB-ja dhe në atë mënyrë do të na ndihmojë më së shumti të arrijmë qëllimin. Të mos bëjmë spekulime në opinion që mund ta ndezin edhe më shumë atmosferën", tha Spasovski, i cili sot në Bruksel mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Luftimin e Kontrabandës me Migrantë, organizuar nga Komisioni Evropian.

Intervistën integrale me ministrin Spasovski, MIA do ta publikojë sonte në mbrëmje. sa/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR