• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski nga Uashingtoni: Vazhdon mbështetja e kongresmenes Teni për Maqedoninë e Veriut

Spasovski nga Uashingtoni: Vazhdon mbështetja e kongresmenes Teni për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 10 janar 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Oliver Spasovski sot gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, realizoi takim me kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryesuese e Grupit të Kongresit për Maqedoninë e Veriut për amerikanët me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Siç informon MPB-ja, Spasovski dhe Teni kanë biseduar për rolin e rëndësishëm të Grupit të Kongresit për vendin, për amerikanët me origjinë maqedonase, përgjithësisht për komunitetin maqedono-amerikan në SHBA. Më pas, Spasovski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella, promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit të vendit në SHBA.

"Republika e Maqedonisë së Veriut përpiqet për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë në familjen e madhe evropiane të BE-së, ndërsa përpjekjet tona janë të fokusuara kryesisht në thellimin e reformave demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik. Në të gjitha këto, komuniteti maqedono-amerikan dhe mbështetja nga SHBA-ja luajnë një rol jetik. Bashkëpunimi ynë si aleatë të NATO-s bazohet në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes. Ne duam ta forcojmë këtë bashkëpunim përmes më shumë nismave dypalëshe, projekteve dhe programeve të përbashkëta. Në atë drejtim, dialogu me përfaqësuesit e SHBA-së është i një rëndësie thelbësore", theksoi ministri Spasovski duke falënderuar kongresmenen Teni për angazhimin e saj personal.

Ai gjithashtu falënderoi Tenin për angazhimin e saj personal për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, si dhe angazhimin ndaj rezolutës së Kongresit që shpall shtatorin si muajin e promovimit dhe kremtimit të gjuhës, kulturës dhe historisë së amerikanëve me origjinë maqedonase dhe kontributi i tyre shekullor në Amerikë.

Ministri Spasovski me këtë rast kërkoi mbështetje për miratimin e Projekt-ligjit për demokraci dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe thellimit të Dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Kongresmenja Teni shprehu kënaqësinë e saj për mundësinë e takimit me ministrin Spasovski dhe me këtë rast theksoi mbështetjen e fortë, përkushtimin dhe afërsinë e saj ndaj komunitetit maqedono-amerikan në SHBA, duke thënë se gjithmonë është në kërkim të një miqësie plus një maqedonas këtu në SHBA. Ajo edhe një herë konfirmoi mbështetjen e saj për rezolutën që muaji shtator të jetë muaji i promovimit dhe festimit të gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase të amerikanëve me origjinë maqedonase dhe kontributit të tyre shekullor në Amerikë. qa/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR