• e diel, 30 qershor 2024

Spasovski nga Talini: Përmes bashkëpunimit deri te siguria për të gjithë

Spasovski nga Talini: Përmes bashkëpunimit deri te siguria për të gjithë

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski qëndrimin e punës në Estoni e përfundoi me vizitë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Talin, ku nikoqir shte ambasadori në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Jordanovski.

Siç informojnë nga MPB-ja, Spasovski dhe ambasadori Jordanovski konstatuan se vizita e punës ka kaluar në një atmosferë të këndshme miqësore me nikoqirët estonezë dhe se formalizimi i një marrëveshjeje të tillë për bashkëpunim policor paraqet një hap para që do të hapë mundësi të reja dhe ide për shkëmbimin e përvojave ndërmjet shërbimeve tona policore.

Para vizirës në Ambasadën e Maqedonisë në Talin, ministri Spasovski vizitoi Departmentin e policisë dhe rojës kufitare pranë Ministrisë së Brendshme të Estonisë, si dhe Akademinë estoneze për Shkenca të Sigurisë. si/bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR