• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski - Neshiq: Ballkani Perëndimor po bëhet shtytës për bashkëpunim në zgjidhjen e sfidave dhe veprimit në projekte rajonale

Spasovski - Neshiq: Ballkani Perëndimor po bëhet shtytës për bashkëpunim në zgjidhjen e sfidave dhe veprimit në projekte rajonale

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës ka realizuar takim me ministrin për Siguri të Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq. Në takim ndër të tjerave u bisedua për bashkëpunim më intensiv në disa fusha të interesit të përbashkët të të dy ministrive.

Sipas kumtesës së MPB-së, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Ministrisë për Siguri të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës shënon rritje dhe paraqet shembull për bashkëpunim të shkëlqyeshëm rajonal i cili zbatohet në nivel operativ dhe strategjik, ministri Spasovski shtoi se imperativi i përbashkët i të dy ministrive është lufta kundër krimit të organizuar dhe gjithsesi, ndaj çdo lloji të kriminalitetit, në kuadër të të cilës domosdo është ruajtja dhe thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe i diturive.

“Në këtë drejtim, gjatë takimit bilateral biseduam për disa çështje me interes dhe domosdoshmëri të përbashkët, ndër të cilave së pari në përforcimin e bashkëpunimit policor edhe atë përmes harmonizimit dhe sjelljes së disa akteve me të cilat do të lehtësohet realizimi i mëtejmë nga bashkëpunimi i këtillë ndërmjet ekipit të ekspertëve të të dy ministrive. Në të vërtetë, bëhet fjalë për Memorandumin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Siguri të Bosnjës dhe Hercegovinës për përkrahje dhe bashkëpunim në fushën e trajnimeve të përbashkëta, Protokolit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Siguri të Bosnjës dhe Hercegovinës për formimin e ekipeve për punë të përbashkët në fushën e ekspertizës dhe ekspertizës mjeko-ligjore”, tha ministri Spasovski.

Në lidhje me migracionet, duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisës së Veriut është vendi i aprë nga rajoni i cili nënshkroi dhe tani më e operacionalizoi Marrëveshjen ndërmjet Unionit Evropian dhe shtetit për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjencisë për Roje Kufitare dhe Bregetare në RMV në pajtim me Rregullativën e re të Agjencisë, ministri Spasovski e theksoi gatishmërinë e Ministrisë dhe pjesëtarëve të saj të ndajnë eksperiencën dhe në negociatat për harmonizimin e tekstit të marrëveshjes, kurse në të njëjtën kohë edhe për detajet në lidhje me sistemimin e personalit të Fronteks-it me pjesëtarët e Ministrisë për Siguri të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Për këtë qëllim, në takimin e përbashkët minsitri Spasovski i dorëzoi kopje nga marrëveshja e nënshkruar ministrit Neshiq, kurse u propozua edhe formimi i grupit të punës të përbërë nga ana jonë me pjesëtarë të Ministrisë të cilët ishin të përfshirë në negociatat për harmonizimin e tekstit të Marrëveshjes me këtë Agjencion.

Duke shprehur bindjen se çelësi i suksesit është bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt, kordinimi dhe shkëmbimi i eksperiencave me kolegët nëpunës policorë nga të dy vendet, që në të vërtetë edhe dëshmohet me takimet e përbashkëta dhe përkushtimin e ndërsjellë, ministri Spasovski iu falenderua minstrit Neshiq për pjesmëarrjen e tij personale dhe përkushtimin për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe involvimin në përmirësimin e të njëjtit në nivel strategjik dhe operativ.

“Për më pak se dhjetë ditë, Ministria e Punëve të Jashtme nën kryesimin dhe patronazhin e Presidentit të shtetit, e organizon publikimin e tretë të Forumit të Prespës në të cilin do të kem nderin të jem nikoqir në sesionin përkushtuar migracioneve, dhe në kuadër të së cilës së bashku do të debatojmë për çështjet rreth menaxhimit me migracionet si çështje e solidaritetit dhe përkushtimit të përbashkët. Këtë vit shteti është kryesues edhe me Organizatën për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë, kurse nga 1 korriku do të kryesojmë edhe me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore. Rritja e pranisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në skenën rajonale dhe ndërkombëtare është dëshmi se po lëvizim në kahje të duhur dhe se kjo është njohur tani më nga aktorë të ndryshëm. Por ky nuk është rast vetëm për shtetin tim, por edhe për tërë rajonin, duke përfshirë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha ministri Spasovski.

“Tani është koha të themi se rajoni i Ballkanit Perëndimor po bëhet shtytës dhe pikënisje për bashkëpunim, punë të përbashkët dhe shembull për përkushtimin në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta dhe të sfidave të sigurisë dhe veprim të përbashkët në projektet dhe aktivitetet rajonale. Nga aspekti i bashklëpunimit bilateral, është shumë e qartë se kemi shumë punë të përbashkëta, fusha për diskutime dhe interes të përbashkët dhe në periudhën e ardhshme do të mbesim të prkushtuar në promovimin e veprimit të ndërsjellë, duke dëshmuar se jemi partner serioz në luftë kundër sfidave ekzistuese dhe sfidave të reja në nivel nacional dhe rajonal në fushën e krimit të organizuar dhe migracionit ilegal”, tha ministri Spasovski, gjatë kësaj duke falenderuar ministrin Neshiq dhe ekipin e tij për mikpritjen dhe miqësinë e krijuar.

Ministri i boshnjak për Siguri, Nenad Neshiq drejtoi falenderim të sinqertë ministrit Spasovski për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të të dy ministrive dhe me këtë rast theksoi se janë identifikuar qëllimet e përbashkëta-anëtarësimin në UE dhe kontributi që dikasterët e sigurisë të jenë lokomotiva të këtij anëtarësimi.

“Ne jemi në krye të dy ministrive të cilat kanë përgjegjësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, e me këtë edhe të Evropës, duke pasur parasysh edhe pozitën gjeografike. Pas EUROPOL-it dhe vendosjes së bashkëpunimit të plotë, hapi ynë i ardhshëm është bashkëpunimi në marrëveshjan e FRONTEKS-it”, tha Neshiq.

Maqedonia e Veriut i përfundoi negociatat me Agjencinë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEKS) dhe u theksua gatishmëria e tyre ti ndajnë eksperiencat e tyre me Bosnjën dhe Hercegovinën në negociatat për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“Edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, si dhe e tërë Evropa, patjetër duhet të veprojnë së bashku për ti parandaluar kriminelët të përfitojnë nga problemet e njerëzve. Në këtë drejtim, suksesi i Maqedonisë së Veriut me FRONTEKS-in dhe vetë ideja e FRONTEKS-it për ne në Ballkanin perëndimor, poashtu, sjell një porosi se jemi pjesë e hapësirës së përbashkët politike evropiane. Na mbetet neve si shtete se a do ta shfyrtëzojmë si mjet në shkurtimin e rrugës tonë në drejtim të UE-së”, theksoi Neshiq.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR