• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi miratuar protokolle të reja për kërcënimet hibride

Spasovski: Ne jemi i vetmi vend në rajon që kemi miratuar protokolle të reja për kërcënimet hibride

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ditëve të fundit nuk ka alarme për bomba në shkolla ose institucione tjera, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  nëse ka alarme për kërcënime hibride.

Ai theksoi se ne jemi vendi i vetëm në rajon që në periudhën e fundit kemi marrë shumë masa dhe kemi miratuar udhëzime dhe protokolle për përballim me kërcënimet hibride.

"Ju e dini që ne sollëm udhëzime dhe protokolle, si i vetmi vend në rajon që i përshtati të gjitha këto protokolle me kohët dhe tendencat e reja. Ju e dini se ne kemi punuar me protokolle, të cilat ishin të viteve nëntëdhjetë apo të ish-Jugosllavisë. Kohët e sotme janë të ndryshme, përparimi i sotëm teknologjik është i ndryshëm dhe nuk mund të ndërmerrni veprime në vitin 2023 me metodat e vitit 1990. Prandaj i kemi ndryshuar ato protokolle", thotë Spasovski.

Ministri theksoi se shërbimet maksimalisht janë të gatshme dhe kapaciteti i tyre është në një nivel më të lartë, me synimin që të gjitha aktivitetet t'i ndjekin hap pas hapi.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR