Spasovski: Nëse Sarajeva e ka Bashçarshinë, Shkupi mund të mburret me Çarshinë e vjetër
- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kolegu i tij boshnjak, Nened Neshiq janë shëtitur nëpër Çarshinë e vjetër të Shkupit.
- Post By Melahat Baftija
- 17:50, 13 mars, 2023
Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kolegu i tij boshnjak, Nened Neshiq janë shëtitur nëpër Çarshinë e vjetër të Shkupit.
"Nëse Sarajeva e ka Bashçarshinë, Shkupi mund të mburret me Çarshinë e vjetër të Shkupit. Së bashku me kolegun tim të dashur boshnjak, Nenad Neshiq, në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit të Ministrisë së Sigurisë së BeH në vendin tonë, shëtitëm nëpër këtë pikë referimi të kryeqytetit tonë, i cili është i vetmi monument kulture në Maqedoni, që e njeh trashëgiminë e më shumë kulturave dhe qytetërimeve që morën pjesë në krijimin e saj", ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. mb/
Foto: Fejsbuk