• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Nëse hetimi për vrasjen e dyfishtë zgjerohet dhe ka kërkesa të reja nga Prokuroria, MPB-ja do të veprojë

Spasovski: Nëse hetimi për vrasjen e dyfishtë zgjerohet dhe ka kërkesa të reja nga Prokuroria, MPB-ja do të veprojë

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Rasti i vrasjes së dyfishtë të 14 vejçarës Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit  Pançe Zhezhovski nga aspekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është zbardhur, deklaroi ministri, Oliver Spasovski i cili pas prezantimit të projektit "Kapsolla jo -siguri para së gjithash" në Shkup u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se që mbrëmjen kur u arrestua i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski rasti u zgjidh, ndërsa dy javë më vonë nuk ka asnjë akuzë dhe para disa ditësh ka mbërritur raporti i obduksionit.

"Edhe atëherë potencova dhe tani po e përsëris se rasti nga aspekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është zbardhur në tërësi, për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të drejtoheni në Prokurori dhe të gjitha këto aspekte që ju interesojnë do t'i merrni", ka thënë Spasovski.

Spasovski është decid se rasti është i kompletuar nga ana e ministrisë, por nëse vlerësohet që të zgjerohet hetimi dhe të merren kërkesa dhe udhëzime të tjera nga Prokuroria, në atë rast siç thotë Spasovski "MPB-ja është këtu për të vepruar". si/

QËNDRONI TË LIDHUR