• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski në takimin e Vitit të Ri me fëmijët e NJSA "Tigri", NJRSH dhe NJSM

Spasovski në takimin e Vitit të Ri me fëmijët e NJSA

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot për herë të parë në MPB, së bashku me shefin e kabinetit, Mitko Bojmacalijev, ndanë pako para Vitit të Ri në praninë e Babadimrit dhe u shoqëruan me fëmijët e pjesëtarëve të Njësitit Special Antiterrorist "Tigri" në kazermën "Ilinden" dhe me fëmijët e pjesëtarëve të Njësitit për Renditje të Shpejtë dhe Njësisë për Stërvitje dhe Mbështetje në Qendrën Policore "Gjorçe Petrov".

Siç informojnë nga MPB, Spasovski dhe Bojmacaliev ndanë me fëmijët urimet më të mira për Vitin e Ri dhe biseduan se sa i rëndësishëm është profesioni i prindërve të tyre në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit. Me këtë, Spasovski dhe Bojmacalijev shprehën mirënjohje dhe respekt për pjesëtarët trima të forcave speciale, të cilët çdo ditë punojnë pa u lodhur për të ruajtur paqen dhe sigurinë tonë.

"Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe gëzimi ynë më i madh. Ju uroj shëndet, lumturi dhe shumë suksese prindërve të tyre që janë shtyllë thelbësore e punës së policisë. Le të jetë ky event i Vitit të Ri simbol i shpresës dhe angazhimit tonë të përbashkët për një të nesërme më të mirë. Së bashku, në solidaritet dhe me mbështetje reciproke, mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme për të gjithë", tha Spasovski.

Duke theksuar se është hera e parë që organizohet një tubim i tillë i ministrit Spasovski me fëmijët e pjesëtarëve të njësive speciale, Bojmacalijev tha:

"Kjo udhëheqësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përcaktimet e saj strategjike shquhet për kujdesin e vazhdueshëm për njerëzit, profesionistët, të palëkundur dhe të vendosur në kryerjen e detyrave profesionale të përditshme, të përkushtuar ndaj një qëllimi më të lartë - mbrojtjes së komunitetit, sigurisë së të gjithë qytetarëve", tha Bojmacalijev. ab/

foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR