• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Spasovski në takimin e sotëm të punës me përfaqësues të Delegacionit nga Qendra Evropiane për Ndjekjen e Drogave dhe Varësive nga Droga

Spasovski në takimin e sotëm të punës me përfaqësues të Delegacionit nga Qendra Evropiane për Ndjekjen e Drogave dhe Varësive nga Droga

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski sot realizuan takim pune me një delegacion nga Qendra Evropiane për Ndjekjen e Drogave dhe Varësive nga Droga (EMCDAA) të kryesuar nga Frederik Daneker, koordinator i projektit IPA. 

Siç kumtoi MBP, Qendra Evropiane për Ndjekjen e Drogave dhe Varësisë nga Droga bashkëpunon me institucionet e vendeve kandidate dhe kandidatë potencialë për BE-në nga viti 2008 përmes zhvillimit dhe zbatimit të projekteve për bashkëpunim teknik të financuar nga programi IPA, siç është projekti rajonal aktual IPA për bashkëpunim teknik me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Qëllimi përfundimtar i këtyre projekteve është që t'i njoftojnë shfrytëzuesit me politikat dhe metodat e punës së BE-së, si dhe përgatitje për pjesëmarrje në punën e EMCCDA. Në atë drejtim edhe ministri Spasovski theksoi se lufta kundër tregtisë së palejuar me drogë është një prej prioriteteve të larta të Ministrisë dhe se bashkëpunimi me Qendrën është me rëndësi të madhe për MPB-në", qëndron në kumtesë. 

Në takim, siç bëhet e ditur, ishin theksuar qëllimet e këtij bashkëpunimi, i cili fokusohet në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për çështjet e lidhura me drogën, duke ofruar njohuri të vlefshme për tendencat e drogës, modelet e përdorimit dhe pasojat e tyre sociale dhe shëndetësore. Bashkëpunimi me Qendrën ndihmon në harmonizimin e politikave dhe strategjive të drogës në të gjithë vendet evropiane, si dhe në krijimin e një sistemi të paralajmërimit të hershëm për të zbuluar kërcënimet dhe tendencat e reja të drogës.

"Në përgjithësi, bashkëpunimi me EMCDDA është jetik për një politikëbërje të informuar, një përgjigje të koordinuar ndaj sfidave të drogës dhe mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike në Evropë, për të cilën të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi do të vazhdojë dhe intensifikohet në të ardhmen", thuhet në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR