• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski në takim me diasporën e Maqedonisë së Veriut në Koper

Spasovski në takim me diasporën e Maqedonisë së Veriut në Koper

Koper, 4 prill 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot poqëndron për vizitë pune në Slloveni, në Kishën Ortodokse Maqedonase në Koper është takuar me përfaqësues të diasporës  së Maqedonisë së Veriut. 

Siç bëri të ditur MPJ-ja, s në përputhje me praktikën e vendosur gjatë qëndrimit të punës jashtë vendit ministri Spasovski të realizojë takime me mërgimtarët tanë me moton “e dëgjojmë zërin e të gjithëve, secili është i rëndësishëm!”, qëllimi i këtyre takimeve është të inicohen dhe përshpejtohen aktivitetet tashmë të nisura për përmirësimin e kushteve të qytetarëve tanë në shtetet në të cilat jetojnë. 

 

Spasovski në takim  theksoi se me rëndësi të madhe për diasporën e Maqedonisë së Veriut në Slloveni është stacioni bazë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në Lubjanë, i cili është pjesë e projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të filluar më 01.10.2021, ndërsa lidhur me paraqitjen e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit përmes përfaqësive diplomatike-konsullore.

 

 

"Që kur nga filluar projektit nga data 01.10.2021 në përfundim me 31.03.2023 gjithsej  janë lëshuar 24.816 dokumente udhëtimi përmes PDK-së, dhe vetëm në PDK-në në Lubjanë, në të njëjtën periudhë janë lëshuar 1.487 dokumente udhëtimi. I gjithë procesi nga paraqitja e kërkesës deri tek përgatitja e dokumenteve të udhëtimit zgjat nga 15 deri në 30 ditë, që tregon një shkurtim serioz të kohëzgjatjes së procedurave, të cilat kanë zgjatur nga katër në pesë muaj, me shçenzime të mëdha. Kemi mundësuar pranimin e kërkesave për dokumente udhëtimi në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe procesimin e tyre në bazë ditore, duke i kontrolluar të dhënat në kohë reale", theksoi Spasovski, edhe një herë duke konfirmuar përpjekjen e kësaj udhëheqësie të MPB-së. - të jetë shërbim i vërtetë për qytetarët, me përgjigje efikase dhe ekonomike për nevojat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe diasporën e Maqedonisë.

 

Gjatë qëndrimit në Slloveni, Spasovski mori pjesë në takimin e 11-të joformal të ministrave të punëve të brendshme në kuadër të "Procesit të Bërdos" në Portorozh, ku në margjinat e forumit pati takim dyplësh me kolegun slloven Boshtjan Poklukar. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR