• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski në aksionin e dhurimit të gjakut në Ambasadën amerikane në Shkup

Spasovski në aksionin e dhurimit të gjakut në Ambasadën amerikane në Shkup

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Me ftesë të ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, me kënaqësi mora pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit në nderim të viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në përballimin e pasojave të sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatorit, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Spasovski njofton që aksioni i dhurimit të gjakut është në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutit per Transfuziologji.
 
"Dhuro gjak - Shpëto jetë!", potencoi Spasovski. si/ar/ 

Foto: Fejsbuku i Oliver Spasovskit 
 

QËNDRONI TË LIDHUR