• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: MPB po analizon informacione për aspekte të reja që dalin nga hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Spasovski: MPB po analizon informacione për aspekte të reja që dalin nga hetimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme shqyrton, analizon dhe siguron prova dhe informacione për aspekte të reja që dalin nga hetimi për vrajsen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, për të cilën dyshohen pesë persona, mes të cilëve i dyshuari i parë është Lupço Palevski Palço, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski sot si mysafir në emisionin "Sloboden Peçat" në TV Slobodna, tha se MPB-ja do të veprojë me përkushtim maksimal për gjithçka që Prokuroria Publike kërkon prej tyre. Ai shtoi se në hetimin për Vanja Gjorçevskës edhe Pançe Zhezhovski, MPB-ja ka ndjekur procedura standarde operative.

"Hetimet në të dyja rastet kanë nisur dhe janë zhvilluar sipas të gjitha procedurave standarde operative që nga momenti i kallëzimit, deri në zbardhjen e plotë. Më duhet të them se policia ka punuar me efikasitet, shumë shpejt dhe me përkushtim për gjithë këtë rast. Besoj se të gjitha veprimet që janë bërë janë për respekt. Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në hetim nga fillimi e deri më sot, po e bëjnë atë pa kursim për ta zbardhur rastin dhe për ta zbuluar të vërtetën", tha Spasovski.

Ministri Spasovski njëkohësisht paralajmëroi të mos keqpërdoret rasti me vrasjen e Vanjës për qëllime politike.

Ky është një rast që integron absolutisht publikun, një tragjedi e rëndë, por edhe një rast që nuk duhet të abuzohet asnjëherë për qëllime politike. Besoj se gjithçka që bëhet absolutisht nuk kontribuon në zbardhjen e plotë të rastit. Ka shumë lajme të rreme që po përhapen, teori konspirative, dezinformata, tha Spasovski.

"Ky është një rast që integron absolutisht opinionin, një tragjedi e rëndë, por gjithashtu një rast që në asnjë moment nuk duhet të keqpërdoret për qëllime politike. Besoj se gjithçka që bëhet absolutisht nuk kontribuon në zbardhjen e plotë të rastit. Ka shumë lajme të rreme që po përhapen, teori konspirative, dezinformata", deklaro Spasovski.

Ai përsëriti edhe një herë se ishte një gënjeshtër se e gjithë policia ishte angazhuar për Samitin Ministror të OSBE-së dhe nënvizoi se krim policia dhe departamenti i krimeve të dhunshme ishin plotësisht të angazhuara në kërkimin e Vanjës.

"Këtë e thashë edhe tani edhe një herë po e theksoj, spekulime të tilla janë tendencioze sepse angazhimi i policisë nuk ndalet me organizimin e një ngjarjeje, angazhimi i policisë për OSBE-në ka qenë nën drejtimin e drejtëpërdrejtë të departamentit që merret me atë aktivitet, ndërsa ai është departamenti i mbrojtjes së personave dhe objekteve të caktuara, po me ndihmën e departamentit të krimit , njësitë e aviacionit, policia rrugore, por të gjitha segmentet tjera funksionuan normalisht. Kështu që në rastin tjetër, departamenti për krime të dhunshme, krim policia ishin të angazhuar plotësisht në kërkimin e Vanjës", deklaroi Spasovski i cili njëkohësisht falënderoi punonjësit mediatik për informimin objektiv të opinionit.

Me organizimin e Samitit të OSBE-së, sipas tij, shteti edhe Ministria treguan një kapacitet serioz për organizimin, realizimin dhe masat e sigurisë të ndërmarra për një ngjarje të tillë serioze.

2Lidhur me organizimin e vetë samitit të OSBE-së, dua të them se është ngjarja më e madhe që është organizuar në 30 vitet e fundit dhe është nder për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nder për qytetarët dhe institucionet. Ne treguam një kapacitet serioz të organizimit të kësaj ngjarje. Vlerësimin nuk duhet ta japim ne, por të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që morën pjesë në Samit. Vetë fakti që kishim mbi 70 delegacione zyrtare, mbi 1000 pjesëmarrës në samit, kërkonte një përkushtim serioz në sigurimin e samitit, ruajtjen e sigurisë së rendit dhe qetësisë publike në shtet dhe në Shkup dhe sigurimin e funksionimit normal të vendit", theksoi ministri Spasovski. ls/

Foto: MIA/MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR