• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Mesazhet kërcënuese të nxënësve në shkollat ​​tona janë pasqyrim i ngjarjeve tek fqinjët

Spasovski: Mesazhet kërcënuese të nxënësve në shkollat ​​tona janë pasqyrim i ngjarjeve tek fqinjët

Shkup, 13 maj 2023 (MIA) - Paraqitjet dhe kërcënimet nga ana e nxënësve në shkollat ​​tona janë refleksion i ngjarjeve në fqinjësinë tonë. Bëhet fjalë për sjellje të pakujdesshme të një fëmije që hëpërhë shkakton reagime, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai sot duke komentuar mesazhet kërcënuese të nxënësve në shkollat ​​tona tha se për çdo rast veprohet. Informoi se për momentin nuk kanë konstatuar seriozitet në porositë, por se në mënyrë preventive veprohet dhe ndërmerren masat e nevojshme për secilin rast.

"Për çdo rast që është evidentuar për secilin reagohet, veprohet me shërbimet sociale, më drejtorinë e shkollës, prindërit njëkohësisht dhe nuk kemi një situatë që tregon në seriozitetin e qëllimit që të ndërmerret diçka, por në mënyrë preventive në çdo moment kur do të marrim ndonjë informacion do të reagojmë menjëherë", ka thënë Spasovski.

Ai u dërgoi thirrje prindërve dhe nxënësve për sjellje serioze dhe të përgjegjshme, ndërsa drejtuesve të shkollave që të rrisin shkallën e përgjegjësisë dhe kujdesit. Vlerësoi se ndodhitë në Serbi ngritën vetëdijen e të gjithëve.

"Ajo që ndodhi në fqinjësi ngriti vetëdijen e publikut tek të gjithë ne për të vepruar bashkërisht. Kjo është shumë e rëndësishme që përmes institucioneve arsimore për secilin prej nesh dhe mediat për ngritjen e vetëdijes publike", tha Spasovski.

Ai shtoi se Ministria edhe para ngjarjeve në Serbi ka ndërmarrë aktivitete, gjegjësisht tashmë ka mekanizma që synojnë sigurinë e nxënësve dhe ato mekanizma janë forcuar pas alarmeve për bomba në objektet shkollore.

"Çdoherë në javë kryhen kontrolle të gjera të cilat nënkuptojnë kontrollin e personave, automjeteve, sigurinë në komunikacion me qëllim parandalimin e disa aktiviteteve dhe kjo jep rezultate të jashtëzakonshme, të paktën deri tani. U ngritën iniciativa para këtyre zhvillimeve bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pikërisht në këtë pjesë të marrjes së masave të tjera që do të nënkuptonin pjesë të punës së shërbimeve sociale dhe lidhje me Ministrinë për Punë të Brendshme, me qëllim të punohet me persona, nxënës të cilët nuk kanë sjellje të mirë ose mund të bëjnë ndonjë problem sigurie apo prishje të sigurisë", ka thënë Spasovski.

Foto: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR