• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: menaxhimi me migrimet nuk do të thotë menaxhim me numra, por punë me njerëz

Spasovski: menaxhimi me migrimet nuk do të thotë menaxhim me numra, por punë me njerëz

Shkup, 4 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një kumtim në Fejsbuk, duke folur për çështjen e menaxhimit me migrimet thekson se Forumi i prespës për dialog do të jetë mundësi e mirë për ndarje të mendimeve rreth kësaj teme e cila ka ndikim ndaj të gjitha vendeve në botë.

"Menaxhimi me migrimet nuk do të thotë menaxhim me numra, por punë me njerëz. Ndërkaq, nga ana tjetër, një nga format kryesore të menaxhimit me migrimet do të thotë edhe respektim i ligjeve tona, sepse të gjitha tentimet ilegale për hyrje në vend duhet dhe do të procesohen në pajtim me të gjitha rregullat dhe rregullativat, me procedura juridike të cilat janë të drejta për të gjitha palët e involvuara", thotë Spasovski në video kumtimin në Fejsbuk.

Në kumtimin e tij, Spasovski thekson se shteti e kupton seriozisht çështjen e menaxhimit me migrimet. ab/

Foto: printskrin Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR