• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë: Nuk ka asgjë më të fuqishme nga vullneti i popullit kur është përballë vendimit historik

Spasovski me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë: Nuk ka asgjë më të fuqishme nga vullneti i popullit kur është përballë vendimit historik

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një video-mesazhi ju uron qytetarëve 8 Shtatorin, Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u uron mirëqenie dhe prosperitet në vitet që vijojnë.

Duke menduar për të ardhmen e vendit tonë, nuk mundem, të mos vërej se nuk ka asgjë më të fuqishme nga vullneti i popullit kur është përballë një vendimi historik.

"Ky vullnet i fuqishëm të jemi vetvetja në vendin tonë, tërheq rrënjë të thella nga Maqedonia e KAÇKM-së, duke u gërshetuar në vendime të guximshme dhe të mençura të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së. I tillë, ndër të tjera është edhe vendimi për gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë, për të cilën dëshmojnë dokumentet historike në Qendrën Memoriale të KAÇKM-së në Pelincë", theksoi Spasovski.

Shtoi se pikërisht bashkimi në vendimin u dëshmua para 32 vjetëve, kur në këtë ditë maqedonas, shqiptarë, turqë, vllehë, serb, boshnjak, romë, dhe të gjithë të tjerët, përmes referendumit vendosën për shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas Spavskit, kryetari i parë, Kiro Gligorov potencoi se Maqedonia e pavarur dhe sovrane është shtëpia e të gjithë popujve konstituivë, të cilët në frymën e Manifestit të Krushevës, synon arritjen e standardeve më të larta në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sot, nga ana tjetër, ne jemi gjenerata e cila luftojmë për realizimin e atij vizioni për Maqedoni evropiane, me zgjdhjen e çështjeve të hapura me fqinjët, duke siguruar çelësin për hyrje në Aleancën NATO dhe hapjen e perspektivave të UE-së.

"Kemi bërë shumë punë në atë rrugë me qëllim që dielli i Maqedonisë evropiane të pozicionohet ndër yjet e Unionit Evropian. Në të vërtetë, ekuivalenca e diellit të dikurshën të lirisë tani është vazhdimësi e vendimarrjes së bashkuar e të mençur. Tani më e konfirmuam gjuhën maqedonase me nënshkrimin me Marrëveshjen me UE-në me FRONTEKS-in. Po krijojmë politika të përbashkëta me partnerët evropian. Tani më jemi ulur në të njëjtën tavolinë me aleatët e NATO-së, e kemi përkrahjen e partnerit më të afërt strategjik-SHBA-ve", shtoi më tej në urim ministri i MPB-së. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR