• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Me ligjin për amnisti nuk zgjidhet në mënyrë strategjike problemi

Spasovski: Me ligjin për amnisti nuk zgjidhet në mënyrë strategjike problemi

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Olivewr Spasovski nuk dëshiron të prejudikojë se çfarë vendimi do të sjellë Kuvendi lidhur me Ligjin për amnisti, por mbetet në qëndrimin se me ligjin nuk zgjidhet problemi në mënyrë strategjike.

Unë kam qëndrim mjaft të qartë lidhur me këtë çështje se ndryshimi i zgjidhjes ligjore apo miratimi i një ligji të posaçëm i cili do të mundësojë amnisti të personave duhet të ketë një qëllim përfundimtar. Nëse qëllimi është në mënyrë funksionale të shkarkohen entet ndëshkuese-korrektuese, kjo nuk do të ndodhë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë për ekzekutim të sanksioneve, bëhet fjalë për rreth 260 persona dhe ndoshta për rreth 400 persona të cilët do të merrnin ulje të dënimit. Duke e pasur parasysh numrin e personave të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg edhe sa persona presin për ekzekutim të sanksionit, mund të konkludohet se duhet pasur kujdes rreth qasjes strategjike lidhur me ekzekutimin e sanksioneve", deklaroi Spasovski për Ditarin e TVM-së.

Si argument e ceki edhe faktin se në tetë muajt e parë të këtij viti ka pasur 500 të kthyer të cilët kanë shkaktuar vepra të reja penale.

Qasja strategjike, sipas Spasovskit, qëndron në ndërtimin e kapaciteteve të reja të burgjeve dhe vënien në funksion të veglave për provë në mënyrë që të një pjesë e personave të mund ta vuajnë dënimin në shtëpitë e tyre.

Lidhur me emigracionin ilegal, Spasovski theksoi se për 50 për qind janë ulur tentimet për emigracion ilegal dhe është rritur efikasiteti i MPB-së në zbulimin e kontrabandistëve të emigrantëve. Sipas Spasovskit, edhe bashkëpunimi me "Fronteks"-in që filloi në prill, jep rezultate jashtëzakonisht të mira në parandalimin e tentimeve ilegale dhe zbulimin e kontrabandimit të emigrantëve. ab/

Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

QËNDRONI TË LIDHUR