• e diel, 24 nëntor 2024

Spasovski: Makina e djegur para shtëpisë së Grubit nuk është as e para e as e fundit me sinjalizim të paligjshëm

Spasovski: Makina e djegur para shtëpisë së Grubit nuk është as e para e as e fundit me sinjalizim të paligjshëm

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Në automjetin e djegur para shtëpisë së zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ka pasur sinjalistikë të instaluar dhe nuk është as automjeti i parë e as i fundit në të cilin sinjale të tilla vendosen në mënyrë të kundërligjshme, konfirmoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

"Të gjitha faktet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike dhe çdo gjë që do të konstatohet për këtë rast do të procedohet më tutje", tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit kushtuar çështjeve parlamentare.

Ai theksoi se MPB-ja ka nisur tashmë një aksion operacional për kontrollin e sinjaleve zanore dhe dritës si dhe për errësimin e dritareve për ata që nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë, i cili po vazhdon prej disa vitesh.

"Është fakt që vagabondët më të mëdhenj në trafik janë pikërisht bartësit e funksioneve, duke mos zgjedhur parti politike apo poste apo ndonjë gjë tjetër.  Apeloj që të gjithë së bashku si politikanë të jemi shembull për njerëzit dhe shembull përgjegjësie", theksoi Spasovski.

Prokurori publik i shtetit Lubomir Joveski, nga ana tjetër, theksoi se prokuroria në të njëjtën ditë ka shkuar në mbikqyrje dhe ka rregulluar gjurmët e veturës së djegur dhe shtoi se është duke i hetuar në detaje dhe në tërësi ngjarjet lidhur me këtë ngjarje. 

"Janë dokumentuar dhe analizuar të gjitha rrethanat dhe faktet dhe nëse konstatohen elemente të veprës penale, Prokuroria do t'i ndërmarrë të gjitha masat e duhura", tha Joveski në përgjigje të pyetjes së deputetëve.

Ai ka sqaruar se ndaj një personi konkret është duke u nisur një hetim.

"Kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme për krimin dhe për një autor të mundshëm të krimit, atëherë Prokuroria do të hapë hetimin përkatës. Jo vetëm në lidhje me veturën e djegur, por Prokuroria është duke mbledhur të dhëna për këtë rast dhe në pjesën e blerjes së hotelit", tha Joveski.

Ai ka theksuar se nuk e shqetësojnë aspak kërcënimet ndaj tij si prokuror publik që janë theksuar sot dhe në raste të tjera sepse ai e kryen detyrën me përgjegjësi.

"Jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë punët në Prokurori. Prokuroria së bashku me organet e tjera hetimore dhe policinë po marrin masat e duhura për zbardhjen e rrethanave dhe fakteve mbi bazën e të cilave kanë ndodhur këto aksidente. Hetimet nuk kryhen në momentin e parë, por për t'u kryer duhet të konstatohen provat, elementet e veprës së kryer dhe të përcaktohet autori", tha Joveski dhe shtoi se paraprakisht është përcaktuar nëse ka ndodhur një ngjarje kriminale dhe një autor i mundshëm konkret.

Për besimin në Prokurorinë Publike, ai tha se është vetëm një perceptim dhe shtoi se është disi e pafavorshme për Prokurorinë, por edhe për Kuvendin. Ndaj ai u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin Prokurorinë në përballjen e situatave të tilla. sa/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR