• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Le të jetë viti 2024 i mbushur me shëndet dhe lumturi, le të jetë vit në të cilin realizojmë ëndrrat dhe synimet tona

Spasovski: Le të jetë viti 2024 i mbushur me shëndet dhe lumturi, le të jetë vit në të cilin realizojmë ëndrrat dhe synimet tona

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Në prag të Vitit të Ri 2024, ju drejtohem me një zemër plot shpresë për prosperitet të përbashkët, siguri, një të ardhme të sigurt për të gjithë - për vendin tonë, Evropën dhe botën, porositi ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e Vitit të Ri 2024.

Gjatë vitit të kaluar, ne kemi dëshmuar përparim të rëndësishëm në shumë fusha - së bashku jemi përballur me sfida të shumta globale dhe kemi arritur suksese të rëndësishme.

Në aspektin e sigurisë, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më stabil në rajon, me rezultate të larta në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit. Si vend në vitin e kaluar, ne patëm mundësi historike për t'i treguar botës se ne dimë dhe mundemi të jemi organizatorë dhe mikpritës të suksesshëm të ngjarjeve të rangut më të lartë - siç është Konferenca e 50-të Rajonale Evropiane e INTERPOL-it në Ohër dhe Këshilli ministror i 30-të i OSBE-s në Shkup. Ne forcuam besueshmërinë tashmë shumë të vendosur ndërkombëtare të vendit tonë dhe riafirmuam angazhimin tonë për paqën, stabilitetin dhe zhvillimin.

"Është veçanërisht e rëndësishme në kohët kur forca shkatërruese e luftës, fuqia e dezinformimit, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë fuqinë të shkatërrojnë jetën e miliona qytetarëve, ekonomitë e zhvilluara dhe shoqëritë e qëndrueshme. Sepse krimi nuk bën dallim mes vendeve, as kufijve, as nuk bën dallim midis kombeve, racave apo feve. Kjo është arsyeja pse siguria e të gjithëve është e rëndësishme!

Në vitin 2024, në pragun e shpresave dhe synimeve të reja, uroj fuqimisht që qëllimi ynë i përbashkët të jetë forcimi i unitetit tonë për të punuar edhe më shumë për të siguruar paqen, stabilitetin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët. Angazhimi ynë për sigurinë dhe drejtësinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, promovimin e transparencës dhe të drejtave të njeriut, duhet të jetë edhe më i theksuar në mënyrë që çdo qytetar të ndihet i vlerësuar dhe i mbrojtur. Dhe, më e rëndësishmja, le të angazhohemi për vendosjen e vlerave evropiane në shoqërinë maqedonase.

Sepse, vetëm kështu mund të hyjmë me hapa të sigurta në një vit të ri, më të bukur, më të lumtur dhe më të begatshëm, me një vizion dhe vendosmëri të përbashkët drejt qëllimit tonë - integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është rruga që mishëron aspiratat tona për demokraci, paqe, stabilitet dhe prosperitet. Progresi ynë drejt standardeve dhe vlerave evropiane është i pamohueshëm dhe vendosmëria jonë për të vazhduar në këtë rrugë është e palëkundur.

Të krenohemi me trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, me kulturën maqedonase, me gjuhën maqedonase, me identitetin e mbrojtur maqedonas para familjes së madhe evropiane, por edhe para gjithë botës! Njëherit, të gjithë së bashku, duke ndërtuar një shoqëri të përbashkët evropiane, në të cilën çdo ndryshim vlerësohet dhe respektohet, le të mundësojmë përparimin dhe mirëqenien e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Në këto ditë të festive të fundvitit,  drita e shpresës dhe e gëzimit ndriçoftë çdo shtëpi dhe çdo zemër. Vitin e vjetër e dërgojmë me mirënjohje për të gjitha mësimet që na dha dhe për të gjitha sukseset që na bekoi dhe e presim vitin e ri me zemër dhe mendje të hapur, të mbushur me shpresë për një të nesërme më të mirë. Qoftë viti 2024 i mbushur me shëndet dhe lumturi, qoftë një vit në të cilin ne realizojmë ëndrrat dhe synimet tona. Me urimet më të sinqerta për paqë, dashuri dhe harmoni, Gëzuar Vitin e Ri!", qëndron në urimin e Spasovskit. mb/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR