• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Krimi është zvogëluar për 12, 26 për qind

Spasovski: Krimi është zvogëluar për 12, 26 për qind

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Në tre muajt e parë të vitit janë zbuluar 20 raste të kontrabandimit të emigrantëve ose hyrjes ilegale të 2.654 personave, ndërsa tek aksidentet e trafikut dhe për numrin e viktimave në aksidente kemi ulje për 3,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë  të vitit të kaluar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur kritikave për punën e MPB-së që i ka drejtuar deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE në pjesën e pasdites së seancës kuvendore për pyetje të deputetëve.

Spasovski tha se rezultatet e MPB-së për vitin 2022 kanë qenë më të mirat në 30 vitet e fundit në punën e kësaj Ministrie. 

"Lidhur me drogën e sekuestruar ose parandalimin e trafikimit të drogës kemi rezultate për tre muaj, gjegjësisht janë sekuestruar 1.56 kilogramë kokainë, 129 kilogramë marihuanë dhe 6,5 kilogramë amfetaminë. Kemi 1.57 tonë marihuanë shtesë, e cila është në vlerë prej gjashtë milionë eurove.

Kocevski e pyeti Spasovskin nëse pas videos së publikuar, ku, siç tha shihet se si personi Samed Mesini në mes të ditës qëllon me kallashnikov, MPB-ja ka kryer bastisje që ta gjejë armën, nëse është ngritur kallëzim penal dhe nëse atij personi i është sekuestruar edhe ndonjë armë tjetër, në çka minisri u përgjigj se janë ndërmarrë të gjitha veprimtaritë kriminalistike dhe hetuese.

Kocevski tha se nuk është i kënaqur nga përgjigjja, duke theksuar se atë që e thotë është manipulim dhe se, siç tha mes tjerash, në shtatë vite qeverisje nuk ka zgjidh asnjë vrasje dhe nuk ka dhënë përgjigje. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR