• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Konform dëshmive, ka mundësi që kallëzime penale të ketë për të gjithë kryerësit që kanë kontribuar që qyteti të mbytet në plehra

Spasovski: Konform dëshmive, ka mundësi që kallëzime penale të ketë për të gjithë kryerësit që kanë kontribuar që qyteti të mbytet në plehra

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka komunikuar se është parashtruar një kallëzim penal për dhunën në rastin me bllokadë të NP Higjiena komunale - Shkup.

"Për shkak të asaj që pardje mbrëma, paisi që nisën me punë, punëtorët e "Higjienës komunale", disa prej tyre janë sulmuar nga një perosn, i cili gjithashtu ka qenë i punësuar në "Higjienën komunale" dhe ka marrë kallëzim penal për dhunë dhe tashmë është proceduar në Prokurorinë publike", tha Spasovski gjatë vizitës në Qendrën për trajnim Idrizovë.

Lidhur me punën  e penguar në Higjienën komunale, pret që sot të dorëzohet proceverbali nga Inspektorati për mbrojtje të mjedisit jetësor, inspektorati komunaël dhe inspektorati i Qytetit të Shkupit, që të shihen konstatimet e tyre. Theksoi edhe se MPB-ja është në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin

"Nëse vërtetohen elemenete të veprës penale për të gjithë kryerësit, që kanë kontribuar që kryeqyteti të mbytet në plehra, mund të ngrihen kallëzime penale konform dëshmive, që do të mblidhen", tha Spasovski.

Në pyetjen se sa kallëzime penale janë paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për punonjësit e Higjienës Komunale të cilët janë paguar dhe nuk kanë ardhur në punë dhe nëse do të ketë kallëzim edhe ndaj drejtoreshës Kosana Mazneva nëse ajo e ka toleruar atë në periudhën e kaluar, u përgjigj se kallëzimet penale janë dorëzuar në PP dhe nëse ka dorëzuar kopje në MPB dhe do të veprohet rreth tyre, sepse edhe këtu, tha, duhet të mblidhen të gjitha ato dëshmi.

Shtoi se as Shkupi, as qytetarët e Shkupit nuk e merituan atë që ndodhi ditëve të kaluara, pra, siç tha ai, “një fatkeqësi ekologjike humanitare që kërcënon shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, pavarësisht nga arsyeja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR