• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: Kemi ndarë 13 milionë euro nga Buxheti i MPB-së për uniforma, pajisje teknike dhe automjete

Spasovski: Kemi ndarë 13 milionë euro nga Buxheti i MPB-së për uniforma, pajisje teknike dhe automjete

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se janë ndarë 13 milionë euro nga Buxheti i MPB-së për uniforma, pajisje teknike dhe automjete - implementuam standarde të larta evropiane për pajisje materialo-teknike për policinë e Maqedonisë. 

"Në këtë mënyrë, përveç policisë së uniformuar me një komplet të  uniformave (xhaketa dimërore, çizme të larta speciale, pantallona verore dhe dimërore, këpucë me thembra të trasha e të holla, kapela verore dhe dimërore, këmisha me mëngë të shkurtra dhe të gjata, bluza polo, gjysmë- këpucë të larta, jelekë fluorescentë) me komplet uniforma i kemi furnizuar edhe njësitet organizative NJSAT “Tigri”, NJPSH, NJPI, NJPP, Departamenti për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, Departamenti i Njësiteve të Aviacionit", ka shkruar në mëngjes në Fejsbuk.

 Ministri i Punëve të Brendshme potencon se u janë përgjigjur ndaj nevojave për pajisje të re teknike dhe automjete.

 "Njësitit për Trajnim dhe Përkrahje (NJTP) i cili është pajisur me 6 automjete për t’u ballafaquar me prishjen e rendit dhe qetësisë publike.  Me qëllim të modernizimit të Njësitit të Helikopterëve për Çështje Policore është realizuar servisim i përgjithshëm i fluturakeve, është instaluar pajisje më e re dixhitale komunikative dhe naviguese, enë speciale për shuarjen zjarreve, si dhe sistem për shuarjen e zjarreve. Për nevojat e Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” është realizuar furnizimi me automjete intervenuese, radiostacione dore, komplete taktike", theksoi Spasovski.

Për Njësitin për Pozicionim të Shpejtë janë blerë furgonë transporti, automjete intervenuese për rendin dhe qetësinë publike, radiostacione dore. Për punëtorinë mekanike në kuadër të Njësitit janë blerë makina dhe vegla, kurse është pajisur edhe hapësira e bazës me furnizimin me dyshekë, batanije dhe çarçafë, si dhe me makina profesionale për lavanderinë e Njësitit. 

Spasovski thekson përveç kësaj, МPB-ja në këtë periudhë nga buxheti i saj ka blerë edhe katër objekte lundruese me fund të fortë, prej tyre dy 6,9-8 metra dhe dy 6,4-7 metra, katër rimorkio si dhe një gomonë patrulluese për nevojat e Policisë Kufitare. 

"Poashtu kemi modernizuar edhe parkun e automjeteve të SBP-ve, me furnizimin e fundit të 20 furgonëve intervenues të dedikuara për nevojat e të gjithë sektorëve të punëve të brendshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët janë të pajisur me pajisje të sofistikuara me të reja në pajtim me standardet e larta për punë të policisë së Maqedonisë", ka shkruar Spasovski. 

 Sipas Spasovskit, është  realizuar qëllimin tonë për krijimin e një policie moderne, të pajisur, profesionale, efikase, por edhe të kënaqur, në tërësi në përputhje me standardet dhe normat e policive moderne dhe cilësore evropiane dhe botërore. Kurse, motivimi i nëpunësve policorë u reflektua në rezultatet e larta në gjendjen e sigurisë në territorin e tërë shtetit.

 Foto: Fejsbuku i ministit Spasovski

 
 
 
 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR