Spasovski: KE-ja i njeh aktivitetet për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandën me emigrantët
- Sipas raportit të Komisionit Evropian, vendi vazhdoi të luante një rol aktiv në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit. Komisioni Evropian njeh të gjitha aktivitetet e kryera në kufirin jugor për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të emigrantëve, si dhe vlerësohen të gjitha përpjekjet shtesë të bëra për të siguruar kushte elementare të jetesës dhe shërbime për të gjithë emigrantët në Maqedoninë e Veriut, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
- Post By Sara Ademi
- 19:01, 14 nëntor, 2023
Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Sipas raportit të Komisionit Evropian, vendi vazhdoi të luante një rol aktiv në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit. Komisioni Evropian njeh të gjitha aktivitetet e kryera në kufirin jugor për parandalimin e migrimit ilegal dhe kontrabandimit të emigrantëve, si dhe vlerësohen të gjitha përpjekjet shtesë të bëra për të siguruar kushte elementare të jetesës dhe shërbime për të gjithë emigrantët në Maqedoninë e Veriut, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Në profilin e tij në Fejsbuk, ai thekson se vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve për riatdhesimin dhe protokollet për zbatim të nënshkruara me tetë vende anëtare të BE-së, ndërsa katër marrëveshje shtesë janë në fazën e negociatave.
"Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut ka marrëveshje bilaterale për riatdhesim me tetë vende që nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa negociohet edhe për gjashtë marrëveshje. Në Raport pozitivisht është vlerësuar edhe bashkëpunimi me vendet fqinje", shkruan Spasovski. sa/
FOTO: Fejsbuk