• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Kampe të refugjatëve në shtet nuk do të ketë derisa të mos bëhemi anëtare e BE-së

Spasovski: Kampe të refugjatëve në shtet nuk do të ketë derisa të mos bëhemi anëtare e BE-së

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Kampe të refugjatëve në shtet nuk do të ketë derisa nuk bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për gazetën ditore gjermane “Neue OZ”.

Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohen procedurat për azil për vendet tjera të BE-së dhe kjo nuk do të ndryshojë.

"Nëse Maqedonia e Veriut anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kjo mund të ndryshojë. Por derisa nuk është ashtu, këto qendra do të mbesin të përjashtuara”, theksoi Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse nevojitet përkrahja nga Agjencioni evropian FRONTEKS në pjesën e menaxhimit me kufijtë, Spasovski tha se Maqedonia e Veriut gjendet në një pozicion shumë specifik gjeografik.

"Migrantët udhëtojnë nga Greqia, shtet i BE-së, nëpër një vend i cili nuk është antëar i BE-së, kurse pastaj përsëri hyjnë në BE. Kjo është sfidë për Maqedoninë e Veriut dhe për Bashkimin Evropian. Për këtë, logjikisht se duhet të bashkëpunojmë me BE-në në kufi. Në të vërtetë, kjo nuk është asgjë e re për ne. Shtatë vjet bashkëpunojmë me vendet e BE-së në menaxhimin me kufijtë. Sistemimi i Fronteks-it është zhvillim logjik i këtij bashkëpunimi”, tha Spasovski. bsh/

Foot: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR