• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Këtë vit për rreth 11 për qind zvogëlim të kriminalitetit, për 4 për qind rritje të efikasitetit

Spasovski: Këtë vit për rreth 11 për qind zvogëlim të kriminalitetit, për 4 për qind rritje të efikasitetit

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Ballafaqimi me kriminalitetin tek ne, është themeli i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me sfidat nga sfera e sigurisë tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në programin e mëngjesit “Zdravo Makedonijo” në Tv Kanal 5.

Në këtë pjesë, tha Spasovski, kemi vendosur prioritete strategjike në bazë të të cilave punojmë dhe dëshirojmë ti realizojmë. Nëse shikojmë nëpër vitet e kaluara, kurse statistika është matës për atë se çfarë kemi punuar, do të shikoni se në përqindje më të madhe nga ajo që e kemi vendosur si qëllim i ynë strategjik është realizuar, për arsye se nga viti në vit kemi ulje serioze të kriminalitetit dhe rritje të efikasitetit.

"Ky është matësi kryesor i suksesit. Në tetë muajt e parë të vitit 2023 thuajse 11% është zvogëluar kriminaliteti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse kemi rritje për 4% të efikasitetit. Kështu, vitin e kaluar kishim rezultatet më të mira nga viti 1990 deri më sot, kurse në këtë vit tendenca dëshmon se kemi rezultate edhe më të mira. Ky është motivimi të cilin e kemi. Gjithsesi çdo kritikë me qëllim të mirë, posaçërisht nga miqtë dhe partnerët tanë strategjik për shkak se me ata punojmë, i ndërtojmë kapacitetet njerëzore ose në lidhje me resurset materialo-teknike, për ne janë të mirëseardhura. Këto janë prioritete të cilat praktikisht janë të përbashkëta me partenerët strategjik, kështu në çdo drejtim po punohet dhe mendoj se shumë më shumë duhet të punojmë jo vetëm për ndërmarrjen e masave aktive për asgjësimin e një lloji të caktuar të kriminalitetit, mënjanimin e ndonjë sfide të sigurisë, por edhe në forcimin e vetëdijes publike, në ndryshimin e perceptimit, kjo është puna kyçe për ne”, theksoi ministri Spasovski. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR