• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Kërkimi për Vanja Gjorqevskën është prioriteti më i rëndësishëm i SPB Shkup, përdoren të gjitha kapacitetet e mundshme për gjetjen e saj

Spasovski: Kërkimi për Vanja Gjorqevskën është prioriteti më i rëndësishëm i SPB Shkup, përdoren të gjitha kapacitetet e mundshme për gjetjen e saj

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Kërkimi për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk të hënën rrugës për në shkollë, është prioriteti më i rëndësishëm i Sektorit të punëve të brendshme (SPB), deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas vizitës në SPB Shkup.

Ai përkujtoi se është formuar një shtab i posaçëm, i cili punon së bashku me prindërit dhe miqtë e vajzës së zhdukur dhe në hetim janë të përfshirë disa qindra policë të udhëhequr nga kreu i SPB Shkup. Janë shkarkuar dhe ekzaminuar më shumë se 50 kamera, të gjitha të dhënat nga operatorët e Telekomit që mund të jenë të rëndësishme, si dhe pajisjet elektronike të vajzës dhe familjes.

Janë marrë në pyetje dhjetëra persona, thotë Spasovski, dhe janë marrë informacione dhe të dhëna për të marrë informacione lidhur me gjithë ngjarjen.

"Tashmë kemi të dhëna të caktuara nga këto pajisje elektronike që mund të jenë të dobishme për hetimin dhe gjithë këtë procedurë. Ne jemi në komunikim ose punojmë së bashku me prindërit dhe familjen çdo ditë, ndaj i gjithë ky ekip punon deri vonë në mëngjes. Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, janë kontrolluar të gjitha hapësirat e bodrumeve, jo vetëm në zonën përreth, por edhe pak më gjerë. Është punuar për kërkimin, gjegjësisht marrje të të dhënave dhe informacioneve nga kishat dhe manastiret që janë afër Shkupit, kështu që ka një aktivitet të gjerë dhe nuk do të ndalet me kaq. Jemi duke punuar intensivisht", tha Spasovski.

Sistemi “Sejv siti" është plotësisht funksional, theksoi ministri dhe siç tha ai ofron një sërë mundësish, si lëvizjen e automjeteve, njohjen e targave dhe identifikimin e personave. Për herë të parë pas 30 vitesh, Departamenti i hetimeve të mjekësisë ligjore krahas kërkesës me finger print do të mund të kërkojë edhe përmes fytyrave.

Ministri shprehu mirënjohjen ndaj mediave për informimin objektiv dhe luftën kundër lajmeve të rreme që përhapen në media dhe rrjete sociale.

"Të gjitha profilet që publikojnë lajme të rreme janë zbuluar dhe do të zbulohen të gjitha, dhe disa tashmë janë thirrur në komisariat. Aty ku konstatohet se kërcënojnë sigurinë, gjegjësisht hetimin dhe kontribuojnë në dëmtim serioz të opinionit, do të ndërmerren masa së bashku me prokurorin publik", tha Spasovski.

Shtoi se opinioni do të informohet në baza ditore për të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren, duke mos përjashtuar mundësinë e një informimi të posaçëm ku anëtarët e ekipit së bashku me Sektorin për marrëdhënieve me publikun do ta informojnë opinionin. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR