• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Jam i nderuar që e nënshkrova Marrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në gjuhën maqedonase

Spasovski: Jam i nderuar që e nënshkrova Marrëveshjen midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në gjuhën maqedonase
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA) – Jam i nderuar që pata kënaqësi ta nënshkruaj Marrëveshjen e parë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në gjuhën maqedonase. Jam i lumtur që treguam se barazia vjen përmes mirëkuptimit se të gjithë punojmë për një qëllim të përbashkët - në interes të komunitetit, të qytetarëve, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. Populli maqedonas, siç theksoi Spasovski, tani e njeh unitetin, bëhet dëshmitar i vërtetë i vizionit të përbashkët evropian, i bashkuar me të gjitha kombet evropiane. Me fjalë të tjera, sistemimi i shpejtë i personelit dhe pajisjeve të FRONTEKS ose oficerëve të huaj të policisë në pikat kritike kufitare, nga njëra anë, do të mundësojë menaxhim dhe përballje efikase të sfidave të migracionit, por nga ana tjetër, do të përfaqësojë edhe mbrojtje të forcuar. kundër kërcënimeve të mundshme lidhur me krimet e rënda me dimension ndërkufitar. Marrëveshja me FRONTEKS-in është garantues për zbatimin e standardeve më të larta të integritetit, sjelljes etike, profesionalizmit, si dhe respektimit të të drejtave dhe obligimeve themelore të planit operativ të dakorduar më parë nga të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet operative, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR