• e diel, 29 dhjetor 2024

Spasovski: Investuam 17 milionë euro në rindërtim dhe 13 milionë euro në uniforma dhe pajisje

Spasovski: Investuam 17 milionë euro në rindërtim dhe 13 milionë euro në uniforma dhe pajisje

Shkup, 2 janar 2024

Në një intervistë për Llokalno.mk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski  është pyetur se çfarë do të linte pas në MPB nëse do të kishte ndërrim pushteti në vitin 2024.

Njëherit,  Spasovski theksoi se kjo udhëheqësi e  MPB-së ka investuar 17 milionë euro për rindërtimin e objekteve policore në mbarë vendin, si dhe 13 milionë euro për uniforma dhe pajisje.

"Me 17 milionë euro të investuara për proceset e reformës në nivel operacional, ne e mbyllëm vitin 2023 me një numër të lakmueshëm prej 80 objektesh tërësisht të rikonstruktuara me efikasitet energjetik. Ka filluar rindërtimi i Shërbimeve Administrative, si dhe përgatitjet themelore për fillimin e aktiviteteve në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë. Njëkohësisht mund të mburremi edhe me dy objekte të reja, Laboratorin më modern të forenzikës në Ballkan, në kuadër të Departamentit të Ekzyminimeve Forenzike  dhe Stacionit të ri Policor në Aerodrom, ndërtimin e të cilit e kemi filluar nga themeli”, tha Spasovski, duke shtuar se në uniforma dhe pajisje janë investuar 13 milionë euro.

"Po lë një polici të pajisur në të cilën janë investuar 13 milionë euro për uniforma, këpucë dhe pajisje për të gjitha njësitë organizative në MPB, janë siguruar dregerë dhe  radarë me aparate regjistrimi të natës, janë blerë automjete për intervenim dhe  automjete për ballafaqim  me prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por edhe mjete lundruese, si dhe është kryer një modernizim i plotë i Njësisë së Helikopterëve. Falë kovës së blerë dhe sistemit të fikjes së zjarrit, vetëm gjatë vitit të kaluar ka realizuar 33 fluturime, me 936 ton ujë të hedhur për fikjen e zjarrit, dhe së fundmi, me pajisjet mjekësore të siguruara dhe të instaluara në njërin prej fluturakeve, ky departament  mund të bëjë  transportin e pacientëve në rrugë ajrore. Njëkohësisht kemi blerë 20 furgona intervenimi, për nevojat e të gjitha SPB-ve, të cilat janë të pajisura me pajisjemë të sofistikuara bashkëkohore", tha Spasovski.

Ministria e Punëve të Brendshme

foto: Ministria e Punëve të Brendshme

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR