• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Ilindeni është simbol i unitetit, barazisë, lirisë dhe perspektivës së ndritur

Spasovski: Ilindeni është simbol i unitetit, barazisë, lirisë dhe perspektivës së ndritur

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Ilindeni edhe sot e kësaj dite është simbol i unitetit, barazisë, lirisë dhe perspektivës së ndritur, si drejtime të qarta në rrugën e zhvillimit të vendit për të kapur hapin me vendet e përparuara evropiane, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në urimin me rastin e festës më të madhe shtetërore - Ilindenit - 120 vjet nga Republika e Krushevës dhe 79 vjet nga seanca e parë e ASNOM-it.

Ehe këtë vit, siç theksoi Spasovski, vrulli historik nga ne, si vend dhe si popull, kërkon guxim dhe urtësi, shpirt e vizion përparimtar, të cilat na e kanë lënë trashëgim paraardhësit tanë, përmes bashkësisë së popullit të Ilindeni në Ilindenin e parë të vitit 1903, me formimin e Republikës së parë të Ballkanit - Krushevës, dhe qëndrimit shtetëtor të ASNOM-ve më vitin 1944.

Ai shton se pikërisht Ilindeni është ajo kujtesa e gjallë e idealeve për të cilat kemi luftuar dhe forcat lëvizëse të të cilit janë veprat e të parëve tanë.

Tani, thekson Spasovski, jemi të thirrur që t'i drejtohemi të ardhmes së përbashkët - të largohemi nga dallimet, të tregojmë respekt të ndërsjellë dhe të fokusohemi në krijimin e një shoqërie të qytetarëve të lirë që konkurrojnë me idetë e tyre, të cilët debatojnë për mundësitë që sjell dita e re, më e mirë se ajo paraprake. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR