• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: I rremë është lajmi për fëmijë të zhdukur nga Qendra klinike në Shkup

Spasovski: I rremë është lajmi për fëmijë të zhdukur nga Qendra klinike në Shkup

Manastir, 25 nëntor 2023 (MIA) - Lajmi për fëmijë të zhdukur nga Qendra klinike në Shkup është i rremë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në SPB Manastir.

Spasovski potencoi se lajme të rreme nuk përhapin mediumet dhe punëtorët mediatikë në vend, por persona në rrjetet sociale, politikanë ose parti politike, të cilat nga secili aspekt i mundur shohin si të bëjnë ndonjë dëm, e ky nuk është dëm për individët, por për shtetin.

"Nëse shohim përmes perspektivës, kur vjen koha e zgjedhjeve në shtet na ndodhin lajme të rreme, të cilat janë të motivuara nga personalite dhe struktura të caktuara", tha mes tjerash Spasovski.

Ai apeloi që askush të mos merret me lajme të rreme, të cilat shkaktojnë tensione të qytetarët dhe paralajmëroi se do të ketë reagim të ashpër nga institucionet. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR